Pse bizneset zgjedhin punonjës nga Filipinet
Për shumë biznese, gjuha është pengesa e parë me punonjësit e huaj. Anglishtja është një nga gjuhët zyrtare në Filipine dhe përdoret gjerësisht në arsim dhe në punë. Kjo e lehtëson komunikimin me menaxherët dhe me klientët, sidomos në hoteleri dhe shërbime.
Filipinet kanë gjithashtu një numër të madh punëtorësh me përvojë jashtë vendit, në Lindjen e Mesme, në Azi dhe në Europë. Shumë kandidatë kanë punuar tashmë në hotele, restorante, kantiere ndërtimi ose fabrika, dhe janë mësuar të punojnë në ekipe ndërkombëtare.
Pozicionet për të cilat rekrutojmë nga Filipinet
- Hoteleri dhe restorante: kuzhinierë, ndihmës kuzhine, kamarierë, staf për pastrim dhe housekeeping, recepsionistë
- Ndërtim: punëtorë ndërtimi, karpentierë, saldatorë, elektricistë dhe hidraulikë
- Prodhim: operatorë makinerish, punëtorë linje dhe paketues
- Logjistikë: magazinierë dhe ngarkues
- Kujdes dhe shërbime: pozicione të tjera sipas kërkesës së biznesit
Për çdo pozicion kërkojmë kandidatë me përvojë të dokumentuar dhe ju dërgojmë video të tyre duke punuar.
Si e bëjmë përzgjedhjen
Rekrutimi nga Filipinet bëhet me bashkëpunimin e agjencive partnere në vend. Filipinet kanë rregulla të veta për punëtorët që nisen jashtë vendit, të cilat administrohen nga Departamenti i Punëtorëve Migrantë (DMW). Kjo do të thotë që edhe në anën filipinase ka dokumente dhe miratime që duhen përfunduar para nisjes.
Procesi ynë ka këto hapa:
- Marrim nga ju përshkrimin e pozicionit, pagën, orarin dhe kushtet e akomodimit.
- Partnerët tanë gjejnë kandidatë dhe ne kontrollojmë CV-të, certifikatat dhe videot e punës.
- Ju dërgojmë vetëm profilet që përputhen me kërkesat tuaja.
- Organizojmë intervista me video me kandidatët që zgjidhni.
- Pas përzgjedhjes, fillon procedura në Shqipëri dhe në Filipine.
Procedura në Shqipëri
Pasi zgjidhni kandidatin, punëdhënësi aplikon për leje unike përmes e-Albania. Për shtetasit filipinas zakonisht nevojitet edhe vizë hyrjeje për Shqipërinë. Ju ndihmojmë të përgatitni kontratën, dokumentet e biznesit dhe dokumentet e punonjësit, si dhe ju tregojmë cilat duhet të përkthehen ose të legalizohen.
Për hollësi, lexoni udhëzuesin tonë për lejen unike.
Çfarë duhet të dini si punëdhënës
Punonjësit nga Filipinet vijnë nga larg dhe zakonisht planifikojnë të qëndrojnë për një kohë të gjatë. Disa gjëra e bëjnë përshtatjen shumë më të lehtë:
- Kushte të qarta që në fillim. Paga, orari, pushimet dhe akomodimi duhet të jenë të shkruara në kontratë dhe të kuptueshme për punonjësin.
- Akomodim i rregullt. Një vend i pastër dhe i sigurt për të jetuar ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e punonjësit.
- Një person kontakt. Dikush në biznes që flet anglisht dhe që punonjësi mund ta pyesë për çdo gjë.
- Kohë për përshtatje. Javët e para janë më të vështirat, për shkak të klimës, ushqimit dhe mënyrës së punës.
Kemi shkruar më gjerë për këtë te artikulli punonjës nga Filipinet për bizneset shqiptare.
Pas mbërritjes
Rekrutimi nuk mbaron kur punonjësi zbret nga avioni. E presim, e shoqërojmë te punëdhënësi dhe mbetemi në kontakt me të dyja palët në javët e para. Nëse lind ndonjë problem me komunikimin ose me përshtatjen, ndërhyjmë herët, para se të bëhet i madh.
Pyetje të shpeshta
A flasin anglisht punonjësit nga Filipinet?
Anglishtja është gjuhë zyrtare në Filipine dhe shumica e kandidatëve e përdorin në punë. Niveli ndryshon nga njëri kandidat te tjetri, prandaj e kontrollojmë gjatë intervistës.
A duhet vizë për një punonjës nga Filipinet?
Zakonisht po. Kërkesat e vizës mund të ndryshojnë, prandaj i verifikojmë për çdo rast para se të fillojë procedura.
Për cilat sektorë janë më të përshtatshëm?
Rekrutojmë punonjës filipinas kryesisht për hoteleri, ndërtim, prodhim dhe logjistikë, por edhe për pozicione të tjera sipas kërkesës.
Keni nevojë për punonjës të huaj?
Na tregoni pozicionet, numrin e punonjësve dhe datën kur ju duhen. Ju kthejmë përgjigje me kandidatët e mundshëm dhe hapat e procedurës.