1. Ofruesi i shërbimit
Shërbimi ofrohet nga Denis SH.P.K, me emër tregtar ALBWORK, NIPT K71419501D, me seli në Rr. “Vëllazërimi”, Durrës, Shqipëri. Kontakt: info@albwork.net.
2. Shërbimi
Punëkërkuesit shqiptarë dhe kandidatët e huaj aplikojnë falas me të dhënat dhe CV-në. AlbWork e shqyrton aplikimin dhe vendos ta pranojë ose ta refuzojë. Pas pranimit, profili shfaqet për 3 muaj (90 ditë) te bizneset që kërkojnë punëtorë. Punëkërkuesit shqiptarë i kontaktojnë bizneset direkt. Për kandidatët e huaj, bizneset kontaktojnë AlbWork, që merret me lejen e punës, lejen e qëndrimit dhe vizën. AlbWork nuk garanton punësimin dhe nuk është palë në marrëdhënien e punës.
3. Aplikimi është falas
- Aplikimi, shqyrtimi, shfaqja e profilit te bizneset dhe rinovimi janë falas. Punëkërkuesi nuk paguan asgjë dhe nuk ka abonim.
- Profili i pranuar shfaqet për 3 muaj (90 ditë). Pas kësaj periudhe AlbWork mund ta rinovojë falas për 3 muaj të tjerë.
4. Mbyllja e profilit
Mund ta mbyllësh profilin në çdo kohë duke shkruar në info@albwork.net. AlbWork mund ta heqë profilin nëse të dhënat nuk janë të vërteta ose nëse merr raportime të përsëritura nga bizneset.
5. Detyrimet e punëkërkuesit
Punëkërkuesi jep të dhëna të vërteta dhe ngarkon vetëm CV-në e vet. Profilet e rreme, me të dhëna të huaja ose që marrin raportime të përsëritura nga bizneset pezullohen ose bllokohen.
6. Privatësia
Çfarë mbledhim: emrin, mbiemrin, datëlindjen, telefonin, CV-në, profesionin, qytetin, datën e pëlqimit dhe, për kandidatët e huaj, shtetin.
Pse: për të shqyrtuar aplikimin, për t'ua shfaqur profilin bizneseve pas pranimit dhe për rekrutimin.
Kush i sheh: aplikimet në shqyrtim dhe ato të refuzuara i sheh vetëm administratori i AlbWork. Pas pranimit, për punëkërkuesit shqiptarë bizneset shohin emrin me inicialin e mbiemrit, moshën, profesionin, qytetin, telefonin dhe CV-në. Për kandidatët e huaj, bizneset shohin emrin me inicialin e mbiemrit, moshën, shtetin, profesionin dhe qytetin; telefonin dhe CV-në i ndan vetëm AlbWork. Datëlindja e plotë nuk shfaqet. Të dhënat nuk u shiten palëve të treta.
Sa kohë: profili dhe CV-ja fshihen me kërkesën tënde, ose 12 muaj pas skadimit të fundit të profilit.
Të drejtat: mund të kërkosh kopje, korrigjim ose fshirje të të dhënave dhe të tërheqësh pëlqimin në info@albwork.net. Mund të ankohesh edhe te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
7. Ligji i zbatueshëm
Për këto kushte zbatohet legjislacioni i Republikës së Shqipërisë.
Terms and privacy for foreign candidates (English summary)
The service is provided by Denis SH.P.K (trade name ALBWORK), NIPT K71419501D, Rr. “Vëllazërimi”, Durrës, Albania. Contact: info@albwork.net.
- Free: applying, review, showing your profile to employers and renewal are free. You never pay AlbWork to apply.
- Review: AlbWork checks every application and may accept or reject it. Accepted profiles are shown to employers in Albania for 3 months (90 days) and can be renewed for free.
- What employers see: your first name with the initial of your last name, your age, country, profession and preferred city. Your phone number and CV are shared only by AlbWork. Your full date of birth is never shown.
- Your obligations: give true details and upload only your own CV. Fake profiles are suspended or blocked.
- Data: we keep your details and CV to review your application and for recruitment. They are deleted on request or 12 months after your profile last expires. You can ask for a copy, correction or deletion at info@albwork.net.
- AlbWork does not guarantee employment. These terms are governed by the law of the Republic of Albania; the Albanian text above prevails.